STOP / Skandali, predikime fetare në shkollat shtetërore (18 janar 2017)

2017-03-31 13

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Sipas legjislacionit të shtetit shqiptar shkollat shtetërore janë laike, por duket se në një shkollë të Vorës nuk zbatohet ky ligj. Silvana Balliu ankohet në emisionin ?STOP?, se djali i saj Orhan Balliu, nxënës i dalluar është ftuar në festën e fundvitit nga shkolla. Por Silvana tregon se i biri pa dijeninë e saj ka përfunduar në një aktivitet, ku predikohej feja dhe Jezu Krishti. Vetë djali tregon disa nga momentet që janë zhilluar në një godinë jashtë ambjenteve të shkollës.

Për festën e fundvitit çfarë more si shpërblim? Organizuat ndonjë festë?
Organizuam një festë që kishte lidhje me Jezu Krishtin dhe na dhanë një libër që kishte lidhje me lindjen, vdekjen dhe ringjalljen e tij. Shkova bashkë me babin dhe roja e shkollës më tha që nuk do të bëhet këtu në shkollë. Është ky çuni që e di edhe shkuam me këtë çunin. Kur shkova atje ishte një godinë e panjohur për mua. Kishte një kryq aty dhe aty ishin mbledhur edhe nxënësit e tjerë. Më pas filluan edhe na treguan për Jezusin. Bënë një dramatizim që kishte lidhje me Jezusin.

Çfarë mban mend nga ky dramatizim?
Që Maria ishte shtatzanë dhe ëngjëlli i tha, që ti do të lindësh një djalë me emrin Jezus, i cili do të jetë biri i Perëndisë. Lindet Jezusi dhe më pas ai shkoi dhe vdiq në një kryq të kuq dhe u ringjall pas tre ditësh.

Sa nxënës ishit aty?
Rreth 20 ose 30 nxënës.

Nga klasa jote?
Dy të tjerë.

Po mësuesja kujdestare ishte?
Jo.

Sa zgjati aktiviteti?
Rreth 2 orë e 10 minuta.

Denoncuesja Silvana Balliu shprehet se nuk është kundra fesë, pasi të gjithë besojmë në Zot, por formula e zgjedhur është e gabuar dhe të lë në dyshime.

Si jeni njohur me historinë?
Na njoftuan për nxënës të dalluar te shkolla. Djalin e kisha sëmura dhe e çova nga krevati meqënëse ishte i dalluar, për t?i bërë qejfin djalit dhe ait ë kënaqet me atë shpërblimin. Nisëm për ta çuar, për të dalluar. Në këtë kohë ky aktivitet zgjati 2 orë e 10 minuta dhe marr tim shoq në telefon për ta pyetur. E kam lënë brënda më tha, sepse nuk na linin të futeshim. Unë nuk është se jam kundra fesë, të gjithë besojmë në një Zot, por mua më prish punë fakti sepse e morën për diçka tjetër dhe përfundoi në diçka tjetër.

Emisioni ?STOP? iu drejtua drejtoreshës së shkollës Brunilda Bali, e cila mohoi që aktiviteti të ishte me natyrë fetare.

Për Vitin e Ri ne organizojmë festën në shkollë, e cila është traditë dhe nuk është se ne kemi dhënë ndonjë çmim në vlerë monetare. Thjesht ne japim çmime motivuese në formën e certifikatës. Është organizuar një ceremoni me lojra të ndryshme dhe për këtë rast është organizuar një aktivitet me bazë ?Krishtlindjen?, pra është folur vetëm për këtë.

Po për Krishtin si vdiq, si u ngjall?
Jo.

Në fund të aktivitetit është shpërndarë ndonjë dhuratë?
Janë shpërndarë lapsa, ngjyra.

Po ky libri që kam unë çfarë është?
Këtë libër mund ta shpërndajnë edhe pa qenë aty. Aty n...