http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri italian Paolo Gentiloni eshte pritur ne Berlin nga kancelarja Angela Merkel. Dy liderët kane diskutuar per problemet dhe sfidat kryesore me te cilat përballet Bashkimi Europian, qe nga emigrantet, veshtiresite ekonomike dhe sfidat e sigurisë. Kryeministri italian theksoi se unioni ndodhet ne nje moment te vështirë, ndersa ne lidhje me marrëdhëniet me administratën e re amerikane deklaroi se Europa nuk do te shkele parimet e saj.?Me kancelaren Merkel diskutuam per te ardhmen e Europes. E dimë qe po kalojmë nje moment te vështirë. Por Italia dhe Gjermania jane te bindura per fuqinë e ketij unioni. Ne lidhje me marrëdhënien me administratën e re Trump, me lejoni te them se fillimisht duhet te kuptojmë cila është mënyra e nje bashkëpunimi sa me te frytshëm. Sigurisht qe ne do te respektojmë parimet tona.?Vete Merkel deklaroi se Gjermania e Italia mbeten ne vend te pare persa i perket mikpritjes se emigranteve, por shtetet e tjera te unionit per fat te keq kane bere sa duhet.?Gjermania dhe Italia kane një bashkëpunim te shkëlqyer mes tyre. Me kryeministrin diskutuam pikërisht per kete dhe thellimin e tij. Por problemet qe kemi ne Europe kërkojnë nje angazhim te përbashkët, te te gjitha vendeve. Ky eshte rasti i emigranteve. Gjermania e Italia kane pritur mijëra vete, ndërsa per fat te keq shtetet e tjera nuk po marrin përsipër pergjegjesite e tyre.?Gjermania dhe Italia jane dy vendet me lidhje me te forta ekonomike mes tyre ne union.