Ora News – Ndjekje penale për tregtarët informalë të mishit dhe Kryebashkiakët

2017-03-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ditën e enjte do të nisë kontrolli i task-forcë për tregjet e grumbullimit, therjes dhe tregëtimit të mishit. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe ai për Çështjet Vendore Bledi Çuçi, deklaruan se ndaj shkelësve nuk do të ketë vetëm gjoba, por edhe ndjekje penale. Ndërsa për situatën e krijuar do të ketë penalitete edhe për drejtuesit e pushtetit vendor.
Ndjekje penale ka kërkuar Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, për të gjithë shkeljet që bëhen me tregëtimin e mishit.
Kjo Ministri së bashku me atë të Çështjeve Vendore ka ngritur një task-forcë për disiplinimin e tregjeve të therjes së kafshëve.
Panariti: Të gjithë ata persona që nuk respektojnë këto kritere të mirëpërcaktuara dhe në aktet normative, kriteret higjeno-sanitare dhe sjelljen e përshtashme ndaj kafshëve të prodhimit duhet të jenë subjekt jo vetëm i gjobëvënies, por edhe i ndjekjeve penale.
Ndërsa Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, u shpreh se nuk do tolerohet asnjë Kryebashkiak që bëhet palë me shkelësit e ligjit, ndërsa do të nisë goditja ndaj informalitetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndjekje-penale-per-tregtaret-informale-te-mishit-dhe-kryebashkiaket/