Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike, Arben Ristani, është kundër një koalicioni të mundshëm më Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërsa thekson se bashkëpunimi i vetëm mund të ishte për garantimin e zgjedhjeve të lira, dhe implemntimin e votimit elektronik. Në një intervistë për Ora News, Ristani thotë se votimi elektronik është terësisht i mundur, ndërsa akuzon OSBE-në për mungesë angazhimi për ndryshime në kodin zgjedhor.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike, Arben Ristani, i përgjigjet kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ndërsa mohon në mënyrë të prerë çdo mundësi për një koalicion të mundshëm me forcën politike që ai drejton.
LSI po aq sa PS, sipas Ristanit, është përgjegjëse për gjendjen ku ndodhet vendi.
Ristani: Sigurisht që ne jemi të hapur për të krijuar marrëveshje dhe koalicione me të gjithë spektrin opozitar, me përjashtim të partive aktualisht në qeverisje, sidomos dy partive kryesore përgjegjëse për qeverisjen e vendit, PS dhe LSI, të cilat sëbashku janë faktorët kryesorë që kanë katandisur Shqipërinë në këtë gjendje.
Teksa është kundër një koalicioni të mundshëm, Ristani thotë se bashkëpunim me LSI-në mund të ketë vetëm për të garantuar zgjedhje të lira.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ristani-melsi-bashkepunojme-vetem-per-zgjedhje-te-lira-jo-koalicion/