Kur dashuronte Enver Hoxha - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjyshi i tij mbërriti në Shqipëri në vitet ?20, si ndërtues. Disa prej shtëpive të Gjirokastrës janë ndërtuar prej tij. Aurelia, e bija, një italiane e bukur me flokë të kuq e me sy të kaltër, ra në sy menjëherë në qytetin e gurtë. Midis atyre që e admironin ishte edhe një i ri, Enver Hoxha. Por, ajo do të dashurohej me dikë tjetër, Xhuzepen. Këtu zë fill historia e Aldo Renato Terrusit.?Në fillim të viteve 30, Aurelia, nëna ime njihet me Enver Hoxhën, një i ri që jetonte pranë saj në Gjirokastër. Ai e donte dhe këtë ia ka thënë nënës sime, mirëpo një lidhje me një shqiptar që ikte e vinte në Francë nuk iu duk e përshtatshme mamasë time, e për më tepër ajo nuk e donte më shumë se sa një mik. Disa vite më vonë ajo dashurohet me Xhusepen, babanë tim, atë kohë drejtor i bankës së Vlorës, ndërsa Enver Hoxha bëhej diktator.?Në vitet 30, Enver Hoxha dhe Aurelia do të shkëputeshin edhe më shumë. Një libër dhuratë nga Hoxha është kujtimi i fundit që e lidh Aurelian me një Enver ndryshe nga diktatori.?Nëna e ka pasur librin e dhuruar nga Hoxha deri vonë. Sot ai është në arkivin e shtetit shqiptar, sepse e kam dorëzuar unë, si një provë për të treguar se babi im u burgos dhe u vra për këtë refuzim, për faktin se Aurelia nuk e deshi asnjëherë. Im atë, u burgos në 1945-ën në burgun e Burrelit e më pas u pushkatua. Unë u riktheva në vitin 1993 me dajën tim Xhakomo, portier në ekipin shqiptar atë kohë, për të kërkuar eshtrat e babait të vrarë në Burrel. E di se ku është trupi i babait, por nuk e marr dot.?Edhe pse ka lindur në Shqipëri dhe prej vitesh kërkon drejtësi, edhe pse nuk di të thotë një arsye përse zvarritet kjo histori, Aldo Renato, ka vendosur që këtë mesazh ta përcjellë përmes librit ?Brenga ime shqiptare?, përkthyer në shqip nga Elvana Zaimi.?Ky libër nuk është vetëm historia ime, por edhe historia juaj, një histori të krimeve të komunizmi kryer aso kohe dhe zvarritjen politike që i bëhet edhe fëmijëve të atyre që kërkojnë të vërtetat. Unë dua thjesht babanë tim ta çoj në atdhe, pranë nënës, por politika në Shqipëri të pret me të mira. I them, ja këtu është im atë, afër kësaj peme në Burrel, gërmoni aty. Si Berisha edhe Rama më kanë thënë që do të kërkojmë dhe i kanë nisur taskforcat në kërkim të gropave të tjera. Unë i them, ja ku është se ma kanë thënë ata që kanë qenë në të njëjtin burg, ata më thonë, po patjetër, po kërkojmë edhe për të tjera viktima dhe nisen e ndërmarrin udhëtime kudo në Shqipëri, por vetëm aty jo.?E di që je këtu, në krah të qershisë, nginjur me gjakun e të vdekurve, ndaj më trego rrugën që të të kthej në atdhe. Me të tilla vargje dëshiron ta mbyllë rrëfimin e tij Aldo Renato Terrusi, me shpresën se një ditë do të çlirohet nga brenga e tij.