Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ritmi i përhapjes së virusit AH3N2 është ulur në javën e tretë të janarit.
Në ditët e para të muajit, numri i të prekurve nga gripi arriti në 21 mijë të prekur, ndërsa aktualisht Instituti i Shëndetit Publik referuar analizave raporton për 20 mijë personat janë të prekur nga virozat e stinës dhe gripi.
Simaku: Trendi në rënie vërehet në Tiranë dhe në disa qytete të mëdha të vendit. Nga 21 mijë raste që ishin dy javë përpara, në javën e fundit janë 20 mijë raste. Ka filluar trendi në rënie. Mesazhi kryesor për popullatën është vaksinimi.
Artan Simaku, eksperti i ISHP thotë se në vendin tonë qarkullon ashtu si në rajon virusi AH3N2.
Simaku: Në qarkullim është virusi AH3N2, që i njëjti po qarkullon edhe në Ballkan dhe në të gjithë Evropën. Ky virus përmbahet në vaksinën që është aktualisht.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aktualisht-20-mije-njerez-te-prekur-nga-gripi/