Kjo është hera e dytë pas 7 vitesh, që Galeria Kombëtare e Arteve, njeh një dyndje vizitorësh, aq sa shumë prej tyre janë të detyruar të presin në hyrje të saj. Arsyeja është ekspozita me piktura dhe skulptura që për kuratorit përbëjnë ?Kryeveprat e Artit Italian të viteve 1900?, të ekspozuara për herë të parë në Tiranë. Përveç vlerave artistike që këto vepra përcjellin te një publik që në përqindjen më të madhe, nuk përbën vizitorin besnik të çdo ekspozite që hapet në Galerinë e Arteve, tregon se kur institucionet shtetërore angazhohen fort në reklamimin e një aktiviteti kulturor, edhe ata që nuk kanë qenë ndonjëherë në shtëpinë e arteve pamore e gjejnë derën. Objektivi janë nxënësit, gjimnazistët dhe studentët.
Përjetimi është i dyfishtë. Përveç gjuhës artistike që përcjellin artistët nga simbolizmi te abstraksioni, mënyra e ekspozimit, është një tjetër mjet komunikimi.
Mbi 100 krijimet e artistëve më në zë të gjysmës së parë të shekullit XX në Itali do të qëndrojnë deri në Prill. Në mbyllje, Galeria e Arteve, do të përfitojë një sallë, ku i ftohi apo i nxehti nuk do të tremb vizitorin.
Tv Klan