Tahiri: Lidhja e rripit të sigurimit ka shpëtuar 29 jetë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ishte sot në Durrës, gjatë operacionit policor ?Blici Rrugor?, për sensibilizimin e qytetarëve për vendosjen e rripit të sigurimit gjatë përdorimit të mjeteve.?Vetëm gjatë vitit 2016 janë shpëtuar 29 jetë qytetarësh për shkak të lidhjes së rripit të sigurimit. Dhe ndërkohë, Policia Rrugore ka vijuar edhe me masa sensibilizuese, por edhe me masa ndëshkuese për qytetarët. Janë gati 30 mijë qytetarë të ndëshkuar, pse nuk vendosin rripin e sigurimit?, tha ministri Tahiri.Ai u shpreh se do të këmbëngulet fort edhe gjatë këtij viti për të bindur çdo qytetar që përdor rrugën me mjet se duhet vendosur rripi i sigurimit. ?Për ne është një sfidë madhore dhe kjo është një nga ato betejat që duhet ta fitojmë patjetër dhe do e fitojmë patjetër. Ne duhet t?i japim fund përdoruesve të rrugës me makinë që nuk përdorin rripin e sigurimit. Statistikat janë të qarta: janë shpëtuar 29 jetë qytetarësh vetëm nga përdorimi i rripit të sigurimit, përndryshe do të ishin 29 qytetarë të vdekur për shkak të aksidenteve dhe moslidhjes së rripit të sigurimit. Ne kemi përcaktuar këtë prioritet në Policinë Rrugore. Do jetë prioriteti ynë madhor edhe për vitin 2017. Kjo është një nga ato beteja që do ta fitojmë patjetër?, theksoi Tahiri.

Free Traffic Exchange