KLD kalon në kolaps - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qe nga dita e marte, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka kaluar në kolaps të plotë. Ky organ kushtetues nuk mund të emërojë gjyqtaret e po ashtu edhe kryetare të trupave gjyqësore. Shkak është bere heqja e kompetencave te këshillit, pas nisjes se procedurave per ngritjen e Këshillit te Larte gjyqësor. Vete KLD e kontaktuar nga Vizion Plus pranon bllokimin institucional, duke e quajtur situatën te paprecedent. Gjyqtari Erjon Bani, sqaron per Vizion Plus, se pse KLD ka humbur kompetencat. Por, cfare do të ndodhë nëse një kryetar gjykate, ndahet nga jeta ose zbulohet me shkelje të etikës profesionale? Ne 16 janar u mbyllën aplikimet për kandidatët që do të garojnë per t?u bere pjese e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Gjyqësorit. Afati për emërimin e tyre në detyre do të jetë java e dytë e prillit por, pas shtyrjet e ligjit për vetting-un, pritet te reflektohen edhe për KLGJ dhe KLP.

Free Traffic Exchange