Brenda muajit shkurt, Kosova do të ketë një terminal të vetin në portin e Durrësit. Të dy qeveritë kanë ngritur një grup të përbashkët pune, i cili do të bëjë gati procedurat për të lënë një pjesë të doganës në këtë port posaçërisht për bizneset Kosovare, duke i mundësuar asaj daljen në det.
Pavarësisht masave të marra nga të dy qeveritë për të harmonizuar rritur importet dhe eksportet mes dy vendeve, viti 2016-të pati një rënie të shkëmbimeve tregtare Shqipëri ? Kosovë. Ministria e Financave është duke analizuar shkaqet, ndërsa kreu i saj Arben Ahmetaj, tha se natyra e mallrave që Shqipëria ble në vende të tjera është e ndryshme nga ajo që ofron Kosova. Ai hodhi poshtë edhe një kërkesë të biznesit për të harmonizuar nivelin e taksave me Kosovën, duke qartësuar se do të ketë vetëm bashkim të procedurave.
Tv Klan