Ahmetaj: Taksa e pronës, në varësi të zonës së banimit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Taksa pronës do te jete e diferencuar dhe ne varësi te zonës se banimit. Kështu nese jetoni ne qendër do te paguani me shume per pronën tuaj, ndërsa per banesat me ne periferi tarifa do te jete me e ulet. Ministri i financave Arben Ahmetaj deklaroi se kjo reforme e propozuar nga FMN dhe e njohur ndryshe si kadastra fiskale, do te menaxhohet nga pushteti qendror dhe vendor. Model i kësaj reforme do te jete Prishtina. Burime nga Ministria e Financave bëjnë te ditur se kjo reforme do te nise zbatimin ne muajin korrik pas zgjedhjeve. Ndërkohe, këtij procesi duhet t?i paraprije ai i vlerësimit dixhital te pronave te shqiptareve. Gjate nje takimi me homologun e Kosovës, ministri Ahmetaj nënshkroi marrëveshjen per hapjen e nje terminali unik doganor ne Durrës. Te dy ministrat e financave vlerësuan lehtësirat e krijuara per bizneset ne pikat e kalimit kufitare.