http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me planin e ri urbanistik të kryeqytetit do t?i shtohen 25 hektarë hapësira të reja publike. Kryebashkiaku Erion Veliaj, është shprehur se zonës së Parkut të Liqenit, jo vetëm që iu kthye ajo që i ishte hequr për ndërtim, por edhe iu shtuan edhe hapësirat pas heqjes së parkingjeve, lavazheve, moteleve e hoteleve, që e kishin pushtuar.?Sot kemi liruar një pjesë të madhe të hapësirës, kemi një trafik të limituar, që do të kufizohet me piston dhe sigurisht, që nuk do të ndërpresim aktivitetin e fakultetit që gjendet brenda territorit të parkut, por do të jetë i kufizuar vetëm për ata. ?Ky është një premtim i mbajtur që nga koha kur filloi debati për Parkun e Liqenit, për këndin e lodrave, që sot është një nga investimet më të mira që kemi bërë, por edhe për investimet e tjera që presim të bëjmë në park, siç është pista e biçikletave, shtigjet, mbjellja e mijëra pemëve dhe fidanëve në pjesën jugore, që gjithashtu ishte zaptuar nga banorë informatë.?Drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhe, garantoi se tashmë ka përfunduar epoka e abuzimit në krahun lindor të Parkut të Madh.?Rikualifikohen rreth 25 mijë metra katrorë, stola, kosha të rinj, një ristabilizim i ndriçimit, bllokohet zona me trafik të kufizuar. Pra, parkut i kthehet qetësia, i kthehet dinjiteti, i kthehet kuptimi. Vazhdojmë me një rikualifikim të objekteve nga kjo anë e parkut. Vazhdojmë edhe me një kënd force dhe me një kënd të vogël lodrash pak më lart, për pjesën lindore të parkut, për këta qytetarë që e frekuentojnë nga ana e ?Rrugës së Elbasanit.?Ndërkohë Bashkia Tiranë vazhdon punën për shtimin e biodiversitetit të Parkut si dhe përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese me rehabilitim rrugësh e vendosje stolash, duke e kthyer më shumë se kurrë Parkun e Madh të Liqenit në një zonë rekreative për të gjithë grupmoshat.