LEZHË- Një makinë ka shpërthyer në flakë gjatë lëvizjes, ndërsa shoferi ka dalë me shpejtësi duke mos pësuar asnjë lëndim. Makina ka marrë flakë në superstradën Lezhë- Laç pranë një karburanti në Ishull Shëngjin, ndërsa mjeti 6-vendesh është djegur. Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak mund të jetë bërë një defekt.