SHKODËR- Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure.
Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë në Parrucë.
Nga raportimet e para nuk flitet për persona të lënduar, por dëme të mëdha materiale.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit e ndërsa 3 zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.