Nga Fieri në Elbasan, nga Dibra në Shkodër, fermerët kanë raportuar dëme të rënda nga ngricat e dëbora nga gjithë territori i vendit. Acari që zgjati disa ditë ka shkaktuar dëmtime të rënda prodhimeve në ara, por edhe në sera.
Ndërkohë që edhe blegtorët kanë raportuar probleme me sigurimin e ushqimit të bagëtive. Shumë prej fermerëve kanë kërkuar ndërhyrjen e shtetit për daljen nga situata e vështirë, veçanërisht pas lajmeve që vendi do të përfshihet përsëri nga temperaturat e ulëta.