Ora News – Eksport-importet, INSTAT: Rriten me Kosovën, ulen me Serbinë

2017-03-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria ka patur ulje të eksporteve në dhjetor 2016 krahasuar me nëntorin, ndërsa importet janë rritur. Për të gjithë vitin 2016 Shqipëria ka njohur rritje të ekporteve dhe importeve me vendet si Italia, Greqia dhe Gjermania. Ulje kanë shënuar eksportet me Kosovën, importet nga Serbia, Rusia dhe Franca.
Eksportet e mallrave shqiptare pësuan një rritje me 22.5% në dhjetor të 2016 duke arritur në vlerën e 22 mln lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2015.
Por ato rezultojnë të jenë ulur në masën 4.5% në dhjetor 2016 krahasur me nentorin e këtij viti.
Vendet me të cilat Shqipëria ka rritje të eksporteve janë Kosova, Spanja e Kina dhe ulje me Italinë, Bullgarinë dhe Hungarinë.
Ndërsa një trend tjetër kanë njohur importet të cilat janë rritur me 4.4 % në dhjetor të 2016, krahasuar me 2015 dhe rrtije kanë njohur edhe krahasuar me nëntorin 2016, me 12.1 %.
Rritja e importeve nga Shqipëria është orientuar për mallrat nga Italia, Gjermania dhe Spanja dhe ulje me Turqinë, Serbinë dhe Spanjën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/eksport-importet-instat-rriten-me-kosoven-ulen-me-serbine/

Free Traffic Exchange