Vritet i riu për borxhin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje tjetër vrasje ka tronditur qytetin e Vlorës. Rreth mesditës se te martës, nje sherr mes tre te rinjve te komunitetit egjiptian, ka përfunduar ne vrasjen e 22-vjeçarit Armando Rrapaj. Ngjarja e rende ka ndodhur ne lagjen ?Partizani?. Mësohet se dy vëllezërit Klevis dhe Novruz Merkaj 27 dhe 20 vjeç, pasi jane zëne me Armando Rrapajn me te cilin kishin dhe lidhje krushqie, e kane qëlluar dy here me thike. Goditja ne afërsi te zemrës ka qene fatale. I riu është transportuar me urgjence ne spitalin e Vlorës, por nuk ka mundur te mbijetoje. Ngjarja e rende ka tronditur prindërit dhe familjaret e viktimës, pasi kane marre lajmin nga spitali per humbjen e jetës. Pas ngjarjes, policia arrestoi 27- vjeçarin Klevis Merkaj dhe disa ore me vone vëllain e tij qe ne bashkëpunim vranë Armando Rrapajn. Dyshohet se shkak i ngjarjes është bere nje borxh qe viktima iu kishte dy vëllezërve. Nga dëshmitë rezulton se 22- vjeçari ka debatuar gjate paradites me Klevis Merkaj per borxhin e pakthyer dhe me vone sherrit i është bashkuar edhe vëllai i këtij te fundit. Ne konflikt e sipër, njeri prej vëllezërve ka qëlluar per vdekje te riun.

Free Traffic Exchange