Ora News – FMN takime teknike në Tiranë. Fokusi të ardhurat, borxhet, risku

2017-03-31 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekipi i misionit të FMN sapo ka mbërritur në Tiranë ka nisur menjëherë takimet nga Ministria e Financave. Në takim e FMN me zv/Ministrin Mete në fokus të diskutimit ishin realizimi i të ardhurave, taksat e prapambetura, borxhet, shpenzimet dhe Partneritin Publik-Privat. Ndërsa nga Banka e Shqipërisë, FMN kërkon ecurinë e zhvillimit bankar e financiar, kredive me probleme, ekspozimin ndaj risqeve. Misioni do të qëndrojë në Tiranë deri në 24 janar.
Misioni i FMN menjëherë pas mbërritjes në Tiranë, ka nisur me takimet zyrtare të tij.
Së pari ekipi i FMN ka zbarkuar në Ministrinë e Financave ku u pritën nga zv/Ministri, Ervin Mete, ku është biseduar për realizimin e të ardhurave, planet për taksat e prapambetura, ekzekutimin e kredive të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, paketën fiskale 2017 dhe projeksionet e qeverisë për të ardhurat 2017.
Ndërsa më pas është zhvilluar një takim me stafin teknik të Bankës së Shqipërisë me Departamentin e Zhvillimit të Politikave Monetare.
Ashtu sikurse është parashikuar në axhendën zyrtare, ekipi ka të përcaktuar se takimet do të zhvillohen në rangun teknik.
Në axhendën e misionit të FMN do të diskutohet në ditët në vijim me Ministrinë e Financave edhe për kadastrën fiskale dhe taksimin mbi pronën, buxhetin final të 2017, borxhet e reja të qeverisë, menaxhimin e likuiditeteve, shpenzimet për energjinë dhe projektet në këtë sektor për 2017 deri në 2020, si edhe PPP.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/fmn-takime-teknike-ne-tirane-fokusi-te-ardhurat-borxhet-risku/

Free Traffic Exchange