Ora News – Ja cilët prindër nuk janë nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës

2017-03-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ëhstë përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha dhe kreut të PD-së Basha për mungesën e ngrohjes në shkolla, kopshte dhe çerdhe.
Veliaj tha se Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë detyrim për prindërit që rrisin fëmijët në Hollandë apo i dërgojnë me pushime në Meksikë.
Veliaj: ?Nuk kemi pasur asnjë problem me kopshtet dhe çerdhet, kurse në pjesën më të madhe të shkollave çdo gjë ka funksionuar normalisht, përsa i përket ngrohjes. I falenderoj të gjithë qytetarët, prindërit që kanë telefonuar për problematika të ndryshme, të cilat po i adresojmë sot. Numri është 0800 0888 për të gjithë qytetarët që duan të raportojnë. Për prindërit që rrisin fëmijët e tyre në Tiranë bashkia është e gatshme 24 orë/ditë. Për prindërit që fëmijët e tyre i rrisin në Hollandë apo i kanë me pushime në Meksikë, Bashkia nuk ka asnjë detyrim?.
Deklaratat Veliaj i bëri gjatë inspektimit të nisjes së punimeve për rikonstruksionin e plotë të godinës së kopshtit nr. 17 në Njësinë 7.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ja-cilet-prinder-nuk-jane-nen-juridiksionin-e-bashkise-se-tiranes/