Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zona turistike e Gjinarit është shndërruar në destinacion të preferuar për qytetarët e Elbasanit, gjatë këtyre ditëve.
Bora e rënë së fundmi ka krijuar mundësi që vizitorët të shijojnë jo vetëm natyrën e mrekullueshme, por edhe të bëjnë ski.
Të rinjtë, kanë zgjedhur të kalojnë një ditë mes pyllit të Bukanikut në Gjinar, aty ku ka nisur dhe ndërtimi i një resorti turistik.
?Pllajat që janë sipër, që i themi fusha e ish-sharrave apo liqeneve, kanë një lartësi 1500 metra?.
?Është i mrekullueshëm. Ashtu si ne duhet të bashkohen edhe të rinj të tjerë për tu aktivizuar më tepër dhe mos të rrinë gjatë gjithë kohës pasivë?.
Kryetari i Njësisë Administrative të Gjinarit vlerëson zonën për potencialin e madh turistik që ka.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bora-ne-gjinar-zona-turistike-mbushet-me-vizitore/