Ora News – Vlorë, vritet me thikë 32 vjeçari, arrestohen dy vëllezërit

2017-03-31 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 32 vjeçar humbi jetën pas një sherri në lagjen ?Partizani? të Vlorës. Sherri është shënuar rreth orës 13: 45 minuta të 17 janarit 2017 rrugës së spitalit.
?Për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi Armando Rrapaj, 32 vjeç, banues në Vlorë? informon policia.
I riu u dërgua në spital por humbi jetën vetëm pak minuta pasi mbërriti në spitalin rajonal të qytetit.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë në konflikt, dy vëllezërit Klevis Merkaj dhe Novruz Merkaj.
Fill pas ngjarjes u bë i mundur arrestimi i Klevisit, ndërsa rreth orës 17:55 ra në pranga dhe Novruzi. Kapja e tij u be ne lagjen ?Kushtrimi? Vlorë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlore-vritet-me-thike-32-vjecari-nje-i-arrestuar-vellai-i-tij-ne-kerkim/