Ora News – Linja 400 kv me Maqedoninë, në mars ofertuesi, projekti 70 mln euro

2017-03-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Linja e transmetimit 400 kV me Maqedoninë me kosto 70 mln euro do të nisë punën brenda këtij viti për të përfunduar në 2020.
Konfirmimi vjen nga zëvendës ministri i Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë.
Bejtja: Në mars-prilli bëhet tenderi për përzgjedhjen e fituesit dhe nga fundi i vitit që vjen lidhet kontrata.
Ish-ministri i Financave Ridvan Bode replikoi duke u shprehur se ratifikimi i marrëveshjes nuk detyrimi parlamentit. Sipas tij, rëndësi ka kredia që të vijë për ndërtimin e saj.
Bode: Ky Parlament pret kredinë. Këtu kemi miratuar një marrëveshje kuadër bashkëpunimi me qeverinë shqiptare dhe gjermane. Ato janë ratifikuar njëherë në total. Këto pse vijnë të ratifikohen veçantë këtu?
Projekti parashikon një lidhje që shtrihet nga Fieri në Shqipëri deri në Manastir (Bitola) në Maqedoni. Për ndërtimin e këtij projekti qeveria shqitpare jep vetëm 5 mln euro ndërsa financimi i pjesës tjetër janë hua nga banka gjermane KFW.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/linja-400-kv-me-maqedonine-ne-mars-ofertuesi-projekti-70-mln-euro/