http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetëra hektarë prodhime serash janë dëmtuar nga ngricat e kësaj periudhe në Fier. Dëmtimet kanë prekur edhe fidanët perimore, kryesisht domate. Fermerët pohojnë se miliona lekë të investuara kanë shkuar dëm, ndërsa pohojnë se nuk kanë mundësi ekonomike që të rimbjellin kulturat. Kjo është sera e fermerit Arben Molla në fshatin Zharrëz. Bashkëshortja Elizeta thotë se janë disa dynym fidanë domate të mbjellë në këtë serë të cilat janë shkatërruar. Por si Arben Molla janë dhjetëra fermerë të tjerë në këtë që vuajnë pasojat e ngricës. Ismet Hoxha është një tjetër fermer nga kjo zonë që është dëmtuar nga ngricat. Tashmë në terren ka nisur punën komisioni i verifikimit ë dëmeve. Agronomi Lindita Pepa pohon se janë evidentuar dëmet ndërsa po përgatiten dhe dosjet për në Ministrinë e Bujqësisë. Përfaqësuesi i Drejtorisë së Bujqësisë Ladi Pashaj ka apeluar ndaj fermerëve që të mos përdorin fidanë të pakontrolluar dhe të konsultohen me specialistët. Në Fier sipërfaqet e serave të dëmtuara shkojnë në rreth 200 ha.