http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Jashtëm Parlamentar e ka cilësuar akt provokativ nisjen e trenit serb drejt Mitrovicës pak dite me pare. Ne mbledhjen e pare te këtij komisioni për kete vit, kryetarja Arta Dade ka theksuar se Tirana zyrtare se bashku me faktorin ndërkombëtar, duhet te mos lejoje kthimin pas te proceseve pozitive qe kane ndodhur ne rajon dhe qe rrezikohen nga incidente si ky i fundit ne Kosove.?Ngjarjet e fundit provokative ne kufirin mes Serbisë dhe Kosovës padyshim qe janë akte te cilat do te vazhdojnë te mbajnë vëmendjen e Komisionit dhe pikërisht për ketë arsye, kemi një seance te posaçme dhe ne mbetemi te angazhuar per te dhëne kontributin tone ne mënyre qe se bashku me aktoret euroatlantike dhe ata qe na mbështesin per integrimin e Ballkanit Perëndimor, te vazhdojmë ne mënyre qe mos lejojmë kthimin pas te te gjitha proceseve progresiste dhe pozitive ne rajonin tone.?Incidenti me trenin serb solli reagimin e te gjithë klasës politike shqiptare nga kryeministri Edi Rama deri tek lideri i opozitës Basha, te cilet dënuan sjelljen e Beogradit zyrtar.