http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt shprehet qartë se nuk ka kohë të mjaftueshme për aplikimin e teknologjisë në zgjedhjet e 18 qershorit. Ne kete menyre OSBE hedh poshte edhe pretendimet e opozites se kjo mund te realizohet per votimet parlamentare. Për Vizion Plus, diplomati i larte sqaron se votimi dhe numërimi elektronik ka përparësitë e tij, por edhe mangësi në aplikim.Për të treguar se teknologjia është e komplikuar, Borchardt jep edhe një shembull me të cilën ai përballet çdo ditë.Sa i takon debatit të lindur mbi sanksionimin në Kodin Zgjedhor të listave të hapura të kandidatëve për deputetë, kreu i Prezencës së OSBE-së, mendon se çdo sistem është pozitiv, por se ndryshime të tilla duhen kryer shumë kohë përpara zgjedhjeve. I pyetur mbi propozimin për evitimin e KQZ-së nga procesi i animimit dhe drejtimi i partive politike drejtpërdrejt në Kolegjin Zgjedhor, Borchardt i qendron mendimit për ekzistencën e dy shkallëve të animimit.Në një moment kur mazhoranca dhe opozita janë shumë larg nëjra-tjetrës për gjetjen e një konsensusi për refromën zgjedhore, Bernd Borchardt bën apel për shpejtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, më qëllim garantimin e standardeve në zgjedhje. Sipas tij, ndryshimet e momentit të fundit nuk sjellin asgjë të mirë.