Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbërritur në Tiranë. Takimet mes përfaqësuesve të qeverisë dhe misionit kanë filluar që herët në mëngjes. Burime për TV Klan thonë se misioni do të ketë mbledhje intensive në këto 8 ditë që do të rrijë në Shqipëri, pasi është edhe vizita e fundit, nën programin monitorues që shteti shqiptar ka me të. Një nga pikat më të diskutueshme mes FMN-së dhe financave, do të jetë drafti i faljes së detyrimeve. Deri tani është rënë dakord për të fshirë borxhet tatimore deri në vitin 2010, dhe gjobat që sistemi i tatimeve u vuri në masë bizneseve në qershor.
Ende nuk ka asnjë përgjigje nga fondi, nëse do të ketë një falje për taksat e makinave të cilat janë të regjistruara por nuk përdoren nga qytetarët. Ditën e mërkurë, shefja e këtij misioni do të ketë një takim të posaçëm me ministrin Arben Ahmetaj. Në qendër të diskutimeve do të jetë edhe ecuria e procesit të kadastrës fiskale, tatimit mbi pronën, dhe zgjidhja e konfliktit me kompaninë Bankers Petrolium. Në prill, FMN do nënshkruajë një marrëveshje të re me Shqipërunë, por roli i saj do të jetë konsultues. Ajo nuk do të ketë më një përfaqësi të përhershme këtu.
Tv Klan