Është krijuar si një manifest politik për t?i bërë thirrje ndërgjegjes së shqiptarëve të reagojë ndaj qeverisjes 25 vjeçare në Shqipëri.
Me emrin Bleta Shqiptare, ky forum ka mbledhur intelektuale të angazhuar në lëvizjet e dhjetorit 90, por jo vetëm, me një mision të qartë , të zgjojnë vetëdijen qytetare për shtetin dhe rëndësinë e tij.
Shenasi Rama e Grid Rroji prezantuan këtë platformë për të mos lejuar siç thanë ata skllavërimin e shqiptarëve. Akuzat ishin të forta në drejtim të klasës politike që ka qeverisur pas rrëzimit të regjimit komunist, duke I cilësuar ata si pari që i ka shërbyer vetëm vetes së tyre e madje me politika antishqiptare.
?Shteti ynë ka dështuar, nuk kemi strukturat e duhura për të mbrojtur këtë shtet. Asnjë nga parametrat e sovranitetit të brendshëm nuk plotësohet. Institucionet e shtetit kontrollohet nga interesa të jashtme?, u shpreh Rroji.
Politikanët tha Grid Rroji bëjnë miliarda e më pas tallen me shqiptaret duke u thënë se i kanë fituar me rrogë. Kjo duhet të marrë fund tha Shenasi Rama i cili nënvizoi se ky forum nuk është parti politike por është një përpjekje për zgjimin e shpresës.