http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka zgjedhur takimin me kryetaret e degëve te Partisë Demokratike per te përcjelle mesazhin se bojkoti i zgjedhjeve nuk është opsion per te djathtën. Basha ka theksuar se opozita do te marre pjese ne betejën elektorale te 18 qershorit, duke luftuar për standardet e këtij procesi.?Qeveria dhe mjetet e saj të propagandës janë lëshuar me klishetë: merr pjesë nuk merr pjesë Partia Demokratike në zgjedhje. Partia Demokratike merr pjesë në zgjedhje dhe zgjedhjet do të jenë të lira e të ndershme. Nuk ka asnjë skenar tjetër. Ne do të luftojmë për zgjedhje të lira e të ndershme, ne do të përballemi për zgjedhje të lira e të ndershme, ne do të fitojmë me zgjedhje të lira e të ndershme. Lulzim Basha ripohoi procesin e hapur dhe përfshirës të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, vetingun e imtësishëm të figurës së tyre, dhe përkushtimin e PD-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme.?Basha ka përsëritur se aplikimi i teknologjisë ne zgjedhje është kusht i panegociushem, duke theksuar se ende ka kohe.?Votimi dhe numërimi elektronik është fundi i kontestimit të zgjedhjeve mbi bazën e shitblerjes së votës, apo manipulimit të votës, apo futjes së duarve në kutitë e votimit. Votim elektronik do të thotë po kështu numërim elektronik, merr fund armata e partiakëve dhe e kriminelëve që fut duart në kuti, që blen apo kërcënon numëruesit, që tjetërson vullnetin e qytetarëve, merr fund manipulimi i vullnetit të qytetarëve, siç votojnë qytetarët ashtu del rezultati.?Një dite me pare kryetari i PD nënshkroi nje memorandum me 23 parti, ku aplikimi i votimit dhe numërimit elektronik u vendos si kusht i pare per standardet e zgjedhjeve parlamentare.