Komisioni Hetimor ka tashmë në dorë të gjitha lëvizjet, hyrjet dhe daljes e Shkëlzen Berishës jashtë vendit në kohën që po hetohet privatizimi i OSSH te kompania çeke CEZ. Ndërsa pritet që të disponohen edhe lëvizjet e Sali Berishës dhe të Nuel Kalajt, biznesmenit nga Prizreni.
Kryetari i Komisionit Hetimor për çështjen e privatizimit të OSSH te çekët e CEZ, Taulant Balla përmes në shkrese drejtuar Drejtorit të Policisë së Shtetit i kërkon që të verifikojë të gjitha lëvizjet e Sali Berishës dhe të Nuel Kalajt.
Komisioni kërkon verifikimin në sistemin TIMS të lëvizjeve të Berishës nga Janari deri në Shkurt të 2010 dhe të Nuel Kalajt nga Janari 2006 deri në shtator të 2012.
Komisioni kërkon verifikimin nëse shtetasi Nuel Kalaj nga Prizreni ka shtetësi shqiptare, nëse po a ka leje qëndrimi.
Gjithashtu në letër komisioni kërkon që nëse rezulton se Nuel Kalaj në Shqipëri ka lëvizuar me makina me targa shqiptare të vendosen në dispozicion se në emrin e kujt kanë qenë regjistruar.