Report TV - Njerëzit në situatë rruge, Veliaj: Një qendër e përhershme sociale

2017-03-31 1

Bashkia e Tiranës ka vendosur që një nga qendrat sociale të Tiranës ta kthejë në një strehë të përhershme për këdo që jeton në situatë rruge në kryeqytet. Duke folur në takimin përmbyllës të projektit ?Ngritja e kapaciteteve të Shërbimit Social Shtetëror?, i organizuar nga ?Balkan youth Link Albania? dhe Instituti ?Benussi?, me mbështetjen e UNICEF dhe Zyrës Zvicerane për Zhvillim, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se situata e emergjencës që kaloi Tirana ditët e acarta të javës së shkuar, nxorri në pah nevojën për zgjidhje afatgjatë të problemit të të gjithë atyre që jetojnë në kushte rrethanore.