Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga vizita që ka zhvilluar në Malësinë e Madhe.
Edhe kjo zonë, sikurse e gjithë Shqipëria është prekur ditët e fundit nga i ftohti arktik dhe reshjet e dendura të borës.
Kreu i qeverisë thekson se shteti u ka qëndruar pranë qytetarëve në këto ditë kritike prej dimrit të acartë.