Sesioni i ri parlamentar ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.
Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, u shpreh nga foltorja e Kuvendit se opozita insiston për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke i mëshuar përsëri kërkesës së demokratëve për votim elektronik në zgjedhjet parlamentare e 18 qershorit.