http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është sesioni i fundit i këtij parlamenti dhe natyrshëm seanca plenare u shënjua nga tensioni për betejën elektorale te 18 qershorit. Partia Demokratike kërkoi zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik ne zgjedhjet parlamentare, duke paraqitur edhe memorandumin e mbështetur nga 23 parti për këtë çështje. Por ne emër te mazhorances, kreu i grupit parlamentar socialiste Gramoz Ruçi e beri te qarte se teknologjia do te përdoret ne zgjedhje vetëm nëse OSBE-ODIHR deklarojnë se ka kohe per ta zbatuar këtë projekt. Sipas opozitës, teknologjia ne zgjedhje është e vetmja rruge per shmangur deformimin e vullnetit te qytetareve, por per Partine Socialiste PD u kujtua vetëm 5 muaj para zgjedhjeve per këtë kërkese, pasi ka nevoje ta përdorë si alibi politike. I gjithe debati ne seance u fokusua tek reforma zgjedhore, por megjithatë kreu i kuvendit Ilir Meta tërhoqi vëmendjen se ky parlament para se te shpërndahet ka dhe nje detyre miratimin e 27 ligjeve qe jane pjese e reformës ne drejtësi, ne mënyrë qe te filloje zbatimi i saj. Nje tjetër çështje qe parlamenti duhet te mbylle ne këtë sesion dhe qe nuk u përmend nga asnjë prej forcave politike është zgjedhja e Presidentit te ri te Republikës, procedure qe pritet te nise ne muajin mars.