Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Gjykata e Korçës ku ka zhvilluar një takim me gjyqtarë dhe prokurorë, për rëndësinë e reformës në drejtësi, ambasadorja e Holandës Dewi Van de Weerd, theksoi se qëllimi final i reformës është të mos ketë të paprekshëm.
Ajo pohoi domosdoshmërinë e rritjes së kredibilitetit të organeve të drejtësisë për qytetarët.
Weerd: Ky vit do të jetë një vit i mundësive të mëdha sa i takon risive të reformës në drejtësi. Qytetarët dhe politikanët kanë pasur vullnet për miratimin e reformës. Në 2017 do të fillojë zbatimi i saj dhe kjo është tepër e nevojshme për të gjithë popullin. Qëllimi final i kësaj reforme është që në Shqipëri të mos ekzistojë më ideja që dikush mund të jetë i paprekshëm. Si ambasadë jemi përfshirë që në fillim në reformën në drejtësi, duke dhënë ekspertizën tonë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/drejtesia-ambasadorja-e-holandes-sdo-kete-te-paprekshem/