Ora News – Hetimi për CEZ, Balla publikon email-et: Dëshmitari Nuel Kalaj lidhje me Berishën

2017-03-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka munguar për të dytën herën dëshmitari kyç, Nuel Kalaj që ka negociuar për privatizimin e OSSH tek CEZ. Kryetari i Komisionit Taulant Balla përsëri i ka kërkuar policisë ta sjellë me forcë sapo të shkelë në tokën shqiptare duke qenë se rezulton jashtë vendit. Debatet për përfshirjen e Kalaj në këtë çështje janë zhvilluar mes Ballës dhe ish ministrit Bode i cili ka kërkuar të mos nxirren përfundime para kohe.
Nuel Kalaj i cilësuar si ?sekseri? i shitjes së OSSH tek CEZ nuk i është përgjigjur për të dytën herë kërkesës për të dëshmuar në komisonin hetimor të ngritur për këtë çështje.
Kryetari i Komisionit, Taulant Balla, në mbledhjen e radhës tha se dëshmitari kyç i kësaj çështje ndodhet jashtë vendit.
Deputeti ka depozituar disa emaile të Nuel Kalaj në komunikimet e tij me drejtues të kompanisë çeke CEZ në Shqipëri dhe Pragë në vitet 2008, 2009 dhe 2010.
Ndërsa për ish-Ministrin, Ridvan Bode, këto biseda nuk provojnë asgjë duke i kërkuar kryetarit Balla të mos dalë në përfundime të parakohëshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hetimi-per-cez-balla-publikon-email-et-e-deshmitarit-nuel-kalaj/