VLORE-Jetnor Toro ka qenë prej ditësh në shënjestër të vrasësve që i morën jetën mbrëmjen e djeshme në Vlorë.
Ai ndërronte makinat dhe emrat herë pas here për të mos rënë në sy, dhe madje dhe automjetin me të cilin udhëtonte mbrëmjen e vrasjes nuk kishte 10 ditë që e kishte siguruar të ri. Zbulohet se krimi ka një dëshmitar kyç, por policia tregohet e rezervuar për këtë, pasi kërkojnë që të mos zbulojnë më shumë pasi mund t?i rrezikohet jeta.
Burime për Shqiptarja.com ndërtojnë dinamikën e vrasjes së Jetnor Toro, ose i njohur ndryshe me emrat, Refit, Alfred.
Ka qenë ora 17:30 kur Jetnor Toro bashkë me një mikun e tij si pasagjer ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij 'Mitsubishi' me targë AA 606 LD nga aksi Vlorë-Skelë. Aty ka bërë rreth-rrotullimin duke ecur përballë Universitetit ku është kthyer tek një karburant, në fund të rrugës Transballkanike.