Report TV - CEZ, “arratiset” Kalaj, 7 mln € u nxorën me çanta jashtë vendit

2017-03-31 1

TIRANË-Nuel Kalaj personi i cilësuar si 'sekseri' për privatizimin e CEZ është larguar jashtë vendit.

Ai nuk i është përgjigjur as për herë të dytë kërkesës së Komisionit Hetimor për të dëshmuar. Taulant Balla, Kryetari i Komisionit Parlamentar Hetimor per CEZ i ben kërkesë Policisë për ta shoqëruar forcërisht. Balla ngre dyshimet se 7 mln euro u nxorën jashtë vendit me çanta. Kërkohen verifikimi i hyrje-daljeve për vitin 2010 në kufi të Sali Berishës, Shkëlzen Berishës, Nuel Kalajt dhe drejtuesve të CEZ.

Është mbledhur mesditën e sotme Komisioni Parlamentar hetimor për CEZ. Kryetari i këtij komisioni, Taulant Balla theksoi se dëshmitari kyç, Nuel Kalaj ndodhet jashtë vendit ndaj i bëri thirrje policisë të sillet më forcë për të dëshmuar.

Sekseri Nuel Kalaj është thirrur për të dëshmuar në komisionin hetimor lidhur me rolin e tij në privatizimin e OSSH-së te kompania çeke, CEZ. Por rezulton se ai ndodhet jashte vendit.