Intervista në Ora News - Andoni: Problemi më i madh i Serbisë nuk është Kosova, por Kroacia

2017-03-31 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Ben Andoni mendon se në këto momente problemi më i mad hi Serbisë në këto momente nuk është Kosova, por Kroacia, e cila është shumë e egër ndaj saj. Andoni thotë se kroatët janë duke bllokuar kapitujt për integrimin në BE.
Andoni: Është shumë e vështirë, sepse problemi më i madh i Serbisë në këto momente nuk është Kosova, por Kroacia. Kroacia është një anëtar potencial dhe shumë agresiv ndaj Serbisë. Ndërsa vendet e tjera të paktën përdorin dhe doreza, përdorin edhe elemente të ndryshëm përsa i përket të drejtës ndërkombëtare, kështu që kroatët janë shumë të egër ndaj serbëve dhe ata janë duke bllokuar kapitujt. Shikoj që serbët e kanë tensionuar jashtëzakonisht sepse politikisht në javët e fundit kanë bërë një gabim tektik në Kosovë. Lista Serbska është tërhequr nga Parlamenti dhë kërkon të futen në momentin kur do krijohet asosacioni dhe të gjitha këto janë gurët e një mozaiku që Serbia mundohet ti vendosë, por pa rendin e duhur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/andoni-problemi-me-i-madh-i-serbise-nuk-eshte-kosova-por-kroacia/