Report TV - E ardhmja e Piramidës, Veliaj diskutim me arkitektin holandez

2017-03-31 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë të ditur se më 20 janar do të ketë një diskutim për të ardhmen e Piramidës me arkitektin e njohur holandez nga Roterdami, Vini Mas.

Po ashtu, kryebashkiaku tha se të premten në mbrëmje, në orën 19:00, do të organizohet një festë për të rihapur Piramidën edhe për të rinjtë. Në festë do të prezantohet edhe Kryetari i Bashkisë për jetën e natës.