Gjyqtarët e rinj të SPAK. “Familjarët do të përgjohen” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fati i gjyqtarëve për Krimet e Rënda, të cilët automatikisht do të transferohen pranë Gjykatës së re antikorrupsion e njohur ndryshe si SPAK, do varet nga pëlqimi ose jo i familjarëve të tyre. Në një intervistë për Vizion Plus, kreu aktual i Apelit tek Krimet e Rënda, Fehmi Petku, thote se, ende nuk është konsultuar me pjesëtarët e tij të familjes për të marrë një vendim për të qenë ose jo pjesë e SPAK. Por cila është specifika për gjyqtarët e rinj të SPAK-ut dhe, si do të kryhet Vettingu mbi ta? Petku thekson se ka pasur humbje kohe nga miratimi i ligjit të Vettingu-ut deri në ditët e sotme, ndërsa gjykata e re antikorrupsion do të fillojë punë në shtator. Gjatë vitit 2016 pjesën më të madhe të gjykimeve pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda e zënë dosjet e trafikut të drogës. Ndërkohë, vrasjet krijimi grupit të strukturuar kriminal dhe gjakmarrja janë në numër më të vogël.