Ora News - Veliaj: Këtë vit, 10 km korsi për biçikletat

2017-03-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, sot u zhvillua gara sportive me biçikleta ?Shtegu 2017?, ku çiklistë amatorë dhe profesionistë, të apasionuar me natyrën dhe sportin, si dhe grupe të rinjsh vullnetarë, u bënë pjesë e itinerarit çiklistik. Qëllimi i këtij pedalimi ishte promovimi i shtegut të gjelbër dhe realizimi i infrastrukturës së nevojshme për sportet ?outdoor?, promovimi i jetesës aktive dhe të shëndetshme.
I pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Parkun e Liqenit Artificial për ndarjen e çmimeve për fituesit, ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se ky aktivitet është një mënyrë që banorët e zonave rurale ku kalon ky tur çiklistik të përfitojnë nga turizmi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-kete-vit-10-km-korsi-per-bicikletat/