http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prishtina dhe Beogradi zyrtar vazhdojnë te përplasen per çështjen e trenit serb, qe nuk u lejua te hynte ne territorin e Kosovës. Presidenti Hashim Thaçi përmes nje postimi ne rrjetet sociale, theksoi se shpresonte qe Serbia te kete nxjerre mësim, kur behet fjale per provokimet. ?Fqinjët e mirë nuk ndërhyjnë me projekte ekstremiste, ata dialogojnë?, shkroi Thaçi ne Twitter. Reagimi i presidentit erdhi pas konferencës se kryeministrit serb Vuçiç, qe akuzoi Prishtinën se po bënte lojëra lufte. Vuçiç ngriti shqetësimin tek ambasadori rus ne Serbi, Aleksandër Cepurin, duke thene se shqiptaret po tentojnë te nisin përleshje ne veri te Kosovës. Me herët, BE u beri thirrje palëve te tregojnë vetëpërmbajtje dhe t?i rikthehen çështjes se dialogut, si mënyra e vetme per te zgjidhur çështjet e mbetura pezull mes tyre. Por zyrtare serbe kane theksuar se ishte kryeministri Vuçiç qe shmangu me mençuri nje konflikt te përgjakshëm, duke kthyer mbrapsht trenin drejt Serbisë. Treni i nisur nga Beogradi, qe do te mbërrinte ne Mitrovice ishte dekoruar me flamuj serbe e me mbishkrimin ?Kosova është Serbi? në 20 gjuhë dhe ikonografi mesjetare. Gjate udhëtimit, pasagjeret kane kënduar edhe kënge patriotike serbe. Kryeministri i Kosovës, Mustafa theksoi se nuk do te lejoje provokime, qe synojnë kthimin e Kosovës dhe rajonit ne vite te errëta e me përmasa te paparashikueshme.