Ora News – PD: Të hetohet Peza, pasuria dëshmi e korrupsionit të mazhorancës

2017-03-31 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike e cilësoi skandal dhe kërkoi një hetim serioz për pasurinë e deputetit socialist, Alfred Peza, i cili rezulton të ketë 1 miliard e 100 milion lekë aksione në një bankë private.
Tiranë- Partia Demokratike ka kërkuar hetim të pasurisë për deputetin socialist, Alfred Peza, i cili rezulton të ketë 1 miliard e 100 milion lekë aksione, në një bankë të nivelit të dytë.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, tha se ky është një skandal dhe tregues i pellgut të madh të korrupsionit të kësaj mazhorance.
Zhupa: Peza nuk ka firmosur vetë tendera e koncesione dhe ka bërë 1 miliardë e 100 milionë.Po beqaj e koncesioneve, po Tahiri i mijëra parcelave me drogë, po Ahmetaj i carterave, tatimeve e doganave, po gjiknuri i energjisë e aferës CEZ, po Veliaj i pallateve e industrisë së mbetjeve.Po Edi Rama, tek i cili dorëzohet haraci më i madh? Miliardi i Pezës meriton hetim të shpejtë e serioz, po përvec kësaj është dëshmia më e pastër se sa dhjetra miliardë kanë vjedhur Edi Rama e të tijtë në këto 3 vite e gjysëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-te-hetohet-peza-pasuria-deshmi-e-korrupsionit-te-mazhorances/