Report TV - Urdhri: Asnjë pikë karburanti nuk do shesë më me pompa manuale

2017-03-31 2

Asnjë pikë furnizimi nuk do të mund të tregtojë më karburant përmes pompave manuale.

Për shkak të abuzimeve të shumta me këto pompa, Ministria e Financave ka urdhëruar përdorimin ekskluziv të regjimit automatik të tregtimit të karburanteve sipas parimit ?Pa kupon tatimor, s?ka karburant?!

Urdhri mban firmën e Ministrit Arben Ahmetaj dhe i kërkon Tatimeve e Doganave nisjen urgjent të kontrolleve me qëllim verifikimin se sistemi i monitorimit të tregut të karburanteve funksionon nën regjimin automatik.

Pompat manuale supozohet të përdoren nga kompanitë e furnizimit vetëm kur sistemi pëson defekt, apo në rastet kur mungon furnizimi me energji elektrike.

Urdhri vlen edhe për ato pompa, kasat e të cilave nuk rezultojnë ende të lidhura me serverin e tatimeve, por e raportojnë xhiron ditore në fund të ditës.

Burime pranë Ministrisë së Financave thanë për Report TV se Ahmetaj ka kërkuar masa të rrepta ndëshkuese për shkeljet e evidetuara, të cilat sipas legjislacionit në fuqi, përfshijnë konfiskim të mallit, deri bllokim të aktivitetit apo ndjekje penale.