Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aventura e 3 të rinjve që po udhëtonin në mjetin e tyre me një sasi lënde narkotike për pak sa nuk u mbyll tragjikisht, pasi në tentativë për t?i ikur policisë që po i ndiqte, përfunduan në ujërat e lumit Buna.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në segmentin rrugor Shkodër-Muriqan, në fshatin Zues kur automjeti me targa të Lezhës që po udhëtonte në drejtim të pikës së kalimit kufitar të Muriqanit, humbi kontrollin nga shpejtësia në lëvizje dhe përfundoi në lum.
Të rinjtë morën lëndime të lehta dhe policia arriti t?i arrestojë, ndërsa si provë materiale u sekuestrua lënda narkotike, që dyshohet se në total kap peshën e 10 kilogramëve.
Ajo ishte fshehur në automjet e mbështjellë në pako me natriban dhe dyshohet se si destinacion kishte Malin e Zi e më pas shtetet evropiane.
Të rinjtë identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur do të merren në pyetje nga efektivët e policisë të cilët vijojnë punën për peshimin e lëndës narkotike, e dyshuar e llojit kanabis sativa.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tre-trafikantet-e-droges-perfundojne-ne-ujerat-e-lumit-buna/