Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtuesit e lëvizjes LIBRA, deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Havizi gjatë takimit me qytetarët në Korçë kanë deklaruar se Shqipëria sot po qeveriset nga bandat.
Sipas Blushit, kjo qeveri po përgatitet të blejë zgjedhjet dhe prandaj është detyrë e qytetarëve të përzënë me votë bandat, në të kundërt nuk ka rrugë tjetër përveç largimit nga Shqipëria.
Blushi garantoi se lëvizja LIBRA është për të çliruar Shqipërinë nga korrupsioni.
Blushi: Ekonomi nuk mund të ketë nëse interesi publik cënohet dhe nëqoftëse e gjithë ekonomia kombëtare, pra ajo çfarë është publike u lihet në dorë pesë bandave. Unë jam jo 100% i bindur por absolutisht i informuar që të paktën këto pesë banda në Shqipëri që kontrollojnë ilaçet, ushqimet, naftën, mineralet dhe mbetjet, këto kanë në plan të blejnë votat me këto para. Nuk ka Shqipëria një rrugë, ka dy rrugë: Ose këta ta marrin Shqipërinë në dorë dhe shumica e shqiptarëve të ikin siç ka ndodhur, ose ne ti heqim këta nga pushteti dhe ta çlirojmë vendin tonë nga korrupsioni, krimi dhe bandat që e kanë marrë peng.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-nese-sdoni-te-largoheni-nga-shqiperia-largoni-me-vote-bandat/