Report TV - Inxhinierë të SHISH e mekanikë të Gardës në tendera të Prokurorisë

2017-03-31 7

Inxhinerë ndërtimi që janë në organikën e Shërbimit Informativ Shtëtëror dhe mekanikë të gjykatës Kushtetuese dhe Gardës së Republikës, kanë marrë pjesë në disa tendera të organizuar nga Prokuroria e Përgjithshme.

Ndue Gjaci, një ingjinier ndërtimi në SHISH,ka marrë pjesë në një tender të prokurorisë dhe për këtë detyrë si anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), Gjaci është paguar me një shumë financiare prej 340 mijë lekë të vjetra.

Kjo pagesë është kryer një ditë para viti të ri 2016 me urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të Prokurorisë së Përgjithshme, i cili argumentonte se inxhienieri i SHISH kishte marre pjesë në një KVO,me objekt rikonstruksionin e një prokurorie në vend.