3 persona të arrestuar dhe 10 kg kanabis të sekuestruar, është ky bilanci i aksionit të policisë së Shkodres mbrëmjen e së shtunës në aksin nacional Shkodër- Muriqan.
Pas marrjes së informacioneve nga policia e Shkodrës së 3 të rinjve nga Mirdita po udhëtonin drejt Muriqanit ndërsa po transportonin lëndë narkotike, efektivet e policisë kanë vendosur një postbllok pranë urës së Bahçallëkut për të ndaluar automjetin.
Pasi automjeti tip benz me targa LE 7958 A është afruar, drejtuesit të automjetit i është bërë më shenjë për t?iu ndaluar postbllokut të policisë. Në këtë moment drejtuesi i automjetit i ka dhënë gaz autoveturës duke thyer postbllokun dhe duke dëmtuar 2 automjetet.