Ora News - “Treni”, Mustafa: Ndalëm provokimin e radhës të Serbisë

2017-03-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Isa Mustafa tha gjatë një konference të jashtëzakonshme shtypi se qeveria e Kosovës ndali provokimin e radhës së Serbisë, duke nënvizuar se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës është vendosur që të mos lejohet futja e trenit serb. Ai deklaroi se Kosova është e përkushtuar
Mustafa: Ju falënderoj për përkrahjen e jashtëzakonshme që qytetarët e Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare kanë dhënë për parandalimin e kësaj situate. Qeveria e Kosovës dhe të gjitha dikasteret e saj, Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme dhe autoritetet e tjera janë angazhuar gjatë gjithë këtyre ditëve që në mënyrë intensive të adresojnë të gjitha aspektet ligjore për të trajtuar në mënyrë institucione me maturi këtë çështje. Bashkë me kryetarin e Kuvendit dhe në konsultime me Presidentin kemi marrë të gjitha masat që të informojmë faktorin ndërkombëtar për këtë situatë. Kemi mobilizuar institucionet për t?u përballur me situatën. Kemi njoftuar komunitetin ndërkombëtar për qëllimet e mbrapshta të Serbisë për të destabilizuar situatën në Kosovë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/treni-mustafa-ndalem-provokimin-e-radhes-te-serbise/

Free Traffic Exchange