http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Uarda Çota vajza e dënuar për nje aksident me pasoje vdekje, sot i është rikthyer lirisë. Si Uarda dhe 9 gra të tjera të burgut 325 në Tiranë, përfituan nga amnistia. Edhe ministri Manjani përzgjodhi burgun e grave për amnistinë. Me lule në duar, ai përshëndeti 10 të dënuarat që përfitojnë, ndërsa u shpreh se 10 familje shqiptare do të jenë më të lumtura. 731 të dënuar që kanë përfituar nga amnistia kanë lënë sot qelitë. Një pjesë e vogël e tyre janë në Tiranë, ndërsa numrin më të lartë e ka burgu i Fierit.